Pas votimeve në kuvend për komisionet e Vettingut, kryeministri Edi Rama është shprehur se Partia Demokratike po vonon procesin e Vettingut.
“Një drejtësi europiane, është një njollë e zezë, që partia që lindi me sloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, po përpiqet, ndonëse pa vetëdije, t’ja vërë Shqipërisë. Një gjë shumë e qartë që e kanë thënnë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, që vonesa e vettingut pengon integrimin në Bashkimin Europian. Por fatkeqësisht, Partia Demokratike është e gatshme të na ndajë edhe njëherë për së gjalli nga Europa, vetëm për t’ju shmangur anëtarësimit në drejtësi të atyre që janë për shtetin e së drejtës.
Vettingu mund të vonohet por spastrimi i pallatit të drejtësisë nuk ndalohet dot. Rivendosja e një raporti krejt tjetër nuk ndalohet dot.
Ne kemi rakorduar që do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të nxitur zgjidhje, për të kërkuar hapësirën e dialogut, të cilën frika e madhe e mishëruar në personazhin e kryetarit të PD-së, e ka bërë të pamundur.
Vendimi ynë për t’ju drejtuar partive popullore, si një familje që e ka mbështetur gjithmonë PD-në, për të dialoguar me PD-në, shpresojmë shumë që të jepet mundësia për ta ndihmuar PD-në, sepse nëse vazhdon të sillet kështu atëher do jetë mision i pamundur edhe për partitë popullore.”, deklaron Rama.
Kryeministri përmendi edhe vizitën e ministrit të jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili u shpreh kudër bojkotit në Parlament dhe tha që nuk e kuptonte idenë e opozitës për krijimin e një qeverie teknike.
Meqë ministri i gjermanisë qenka i painformuar, atëhere realisht është e vajtueshme dhe nuk jemi në një krizë politike por në një krizë nervore të Partisë Demokratike.”, u shpreh Rama. (D.D/Shuplaka)