“Reforma në Drejtësi”, kjo është kryefjala e kryeministrit Edi Rama. Por për gazetarin Bledian Koka, mesa duket nuk është tamam kështu.
Sipas tij, Reforma në Drejtësi është vetëm një justifikim për kryeministrin. Madje Koka, ngre çështjen se Rama prandaj nuk tregon ku i mori paratë për vilën në Surrel.
“Use brain!…
Në zyrat europiane Rama udhëton me pergjigjet në xhep. Kur e pyesin për kriminelët që mban rreth vetes, përgjigjet me Reformën në Drejtësi, kur e pyesin për kanabizimin historik të vendit, pergjigjet me Reformën në Drejtësi. Me Drejtësinë justifikohet për korrupsionin, për krimin, për azilantët. Me Reformën që thotë se ia bllokon opozita.
p.s…madje kur e pyesin se pse nuk tregon se ku i mori parate e Viles ne Surrel, thote se e pengon Reforma ne Drejtesi”, shkruan Koka. (D.D/Shuplaka)