Dashi
Ju të dashuruarit keni për të pasur jetën që keni ëndërruar gjithmonë gjatë kësaj dite. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe do dashuroheni me më shumë pasion se më parë. Beqarët më në fund do ndihen gati për të krijuar një familje dhe do i pranojnë propozimet që do iu bëhen. Buxheti do jetë gjithë kohës i mirë, kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim apo të shlyeni ndonjë borxh.
Demi
Ditë e mbushur me vështirësi ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Për shumë gjera ata nuk do merren vesh dhe nuk do tolerojnë aspak. Beqarët do jenë më të shoqërueshëm se më parë dhe ka mundësi që me dikë të afrohen goxha. Dielli do ketë ndikim pozitiv tek financat dhe gjendja më në fund do ekuilibrohet tej mase. Disa mund të marrin edhe paratë që ua kishin kërkuar borxh.
Binjakët
Jeta juaj në çift ka për te qenë e jashtëzakonshme sot. Në çdo moment do ndiheni mirë me partnerin dhe do përjetoni kënaqësi pafund. Beqarët nuk do preferojnë të bëjnë asgjë ndryshe në jetën e tyre sepse edhe ashtu si janë ndihen të plotësuar. Në planin financiar mos prisni asnjë mrekulli sepse nuk ka për të ndodhur. Mundohuni vetëm ta mbani situatën nën kontroll.
Gaforrja
Për të gjithë ata që kanë qenë në vështirësi kohët e fundit sot do vijë pajtimi. Të dy palët do jenë më të logjikshëm dhe do i kuptojnë gabimet që kanë bërë. Edhe beqarëve do ju buzëqeshë fati dhe çdo gjë do ecë ashtu si ata e kishin ëndërruar prej kohësh. Financat do ua mbrojë gjatë gjithë kohës Marsi. Për pjesën më të madhe do vijë stabilizimi e për disa do ketë edhe përmirësime.
Luani
Ditë e shkëlqyer ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. As vetë nuk do ju besohet se gjërat që do ju ndodhin do jenë reale dhe kënaqësitë nuk do kenë të mbaruar. Beqarët nuk duhet të hezitojnë të bëjnë atë që do ju duket më e arsyeshme. Nuk do mungojnë mundësitë për njohje të reja. Për financat mos ua vini veshin të gjitha këshillave të të afërmve.
Virgjëresha
Ditë sharmante dhe e veçantë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje me partnerin, përkundrazi atmosfera do jetë gjithë kohës e ngrohtë. Beqarët do pëlqejnë tej mase një person, por nuk do arrijnë dot t’ia shprehin sa duhet ndjenjat. Nëse financat i lini pas dore gjendja ka rrezik të përkeqësohet me kalimin e kohës.
Peshorja
Do kërkoni gjera të pamundura nga partneri juaj gjatë kësaj dite dhe për fat të keq do zhgënjeheni. Në fakt ai nuk është zoti dhe nuk do mundet dot kurrë t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Beqarët do kenë një ditë të veçantë dhe zemra do ju rrahë më fort se asnjëherë. Buxhetin do ta menaxhoni me kujdes dhe për fat të mirë nuk do gjendeni aspak në vështirësi.
Akrepi
Do jeni të palogjikshëm dhe si në ajër sot ju të dashuruarit. Ka rrezik të bëni gabime të pafalshme e me pasoja të rënda për të ardhmen tuaj. Beqarët do dashurohen kokë e këmbë me një person që do e takojnë rastësisht në një ambient pune. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë po u treguat të matur e të kujdesshëm kjo do jetë në favorin tuaj.
Shigjetari
Ditë harmonike dhe e veçantë ka për të qenë kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni emocione të jashtëzakonshme. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë vetëm dhe të kalojnë më shumë kohë me miqtë e tyre. Buxheti mund të ketë disa tronditje për shkak të investimeve të nevojshme që do ju duhet te bëni. Nëse dikush ju ofron ndihmë, mos e refuzoni.
Bricjapi
Nëse doni që lidhja juaj me partnerin të mbetet sa më e mirë mundohuni të jeni sa më largpamës dhe më tolerantë. Beqarët nuk do kenë asnjë dëshirë ta ndryshojnë statusin e tyre dhe do refuzojnë çdo lloj ftese që do ju bëhet. Me shpenzimet mos u tregoni asnjë moment impulsivë sepse situata mund t’iu dalë menjëherë jashtë kontrollit.
Ujori
Çdo gjë do ju ecë për mrekulli gjatë kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni një ekip i fortë dhe askush nuk do mund t’iu ndajë dot. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri kështu që do vazhdojnë ta kërkojnë më kot princin e kaltër. Buxheti nuk do jetë i keq. Nëse do ju duhet të merrni kredi në banke lexoni mirë çdo gjë para se të firmosni.
Peshqit
Pas një periudhe të vështirë e të mbushur me mosmarrëveshje të shumta, sot do ndiheni më të qetë ju të dashuruarit. Do e kuptoni më në fund se me inat e kokëfortësi nuk mund të arrihet askund. Beqarët ka mundësi të takojnë personat e duhur gjatë një ceremonie apo një feste çfarëdo. Financat do kenë ndryshime mjaft pozitive kështu që do mundeni të hiqni edhe ndonjë para mënjanë.