Nata e mbrëmshme e Ligës së Kampionëve dhuroi mjaft emocione te të dyja ndeshjet e luajtura. Reali i Madridit mes polemikave arriti të fitonte në shtesë me rezultatin 4-2 me Bayernin ndërkohë që edhe skuadra tjetër e Madridit, Atletiko arriti të kualfikohej në gjysmëfinale.
Atletiko ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve për herë të tretë në 4 vitet e fundit.
Kryeqytetasve spanjollë u ka mjaftuar një barazim 1-1 në Angli përballë Lestërit për të avancuar më tej, duke qënë se në ndeshjen e parë kishin fituar me rezultatin minimal 1-0.
Saul Nigez kaloi Atletikon në avantazh në pjesën e parë në minutën e 26 dhe 45 minutat e para u mbyllën me epërsinë e të besuarve të Simeones. Në pjesën e dytë Lestëri i cili nuk kishte më se çfarë të humbte u hodh në sulm duke barazuar shifrat në të 61-tën.
Deri në fund “dhelprat” ngulmuan për të shënuar golat e tjerë që do t’u jepnin një tjetër kualifikim historik, por eksperienca e Atletikos bëri diferencën për të menaxhuar deri në fund rezultatin e favorshëm.
Lestër – Atletiko Madrid 1-1 (0-1)
61′ Vardi / 26′ Saul
Lestër: Shmajkel, Simpson, Morgan (Amartej 84′), Benaloun (Çilluell 46′), Fuhs, Mahrez, Ndidi, Drinkuotër, Ollbrajton, Okazaki (Uloa 46′), Vardi.
Trajner: K. Shekspir
Atletiko Madrid: Oblak, Huanfran (Lukas 55′), Saviç, Godin, Filipe Luis (Korrea 74′), Saul, Gabi, Gimenez, Koke, Karrasko (Torres 69′), Grizman.
Trajner: D. Simeone
Gjyqtar: Xhanluka Roki (Itali) (E.K/SHUPLAKA)