08:51 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama reklamë spitalit privat në televizionin e tij, sa lekë t’u ketë marrë për promon?!

12:12 | 19/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama reklamë spitalit privat në televizionin e tij, sa lekë t’u ketë marrë për promon?!

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që në “televizionin” e tij privat ERTV t’i bëjë reklamë një filiali të ri të një spitali privat në kryeqytet. 

Nuk bëhet fjalë për një investim në një spital shtetëror, apo për ngritjen e një spitali të ri në një zonë ku infrastruktura vështirëson dhënien dhe marrjen e shërbimit, investime për të cilat kryeministri është shprehur se nuk mund të bëhen në tre vite e gjysmë kur nuk janë bërë për 25 vite. Bëhet fjalë pikërisht për një spital privat.

Prej rreth një muaji, televizioni i tij përcjell çdo aktivitet të kryeministrit, nga konferencat, takimet, intervistat, drekat e darkat e tashmë edhe reklamat. E duke e ditur se televizioni nga reklamat mbahet, çdokush mund të pyesë: “Sa lekë të ketë marrë kryeministri për këtë reklamë?”

E megjithatë, Rama e cilëson hapjen e tij si pjesë të Rilindjes së Shëndetësisë, pra pjesë të investimeve apo reformave të qeverisë së tij. Nisur nga kjo, mundet vallë që kjo promo të ketë pasur çmim të kripur? Apo kryeministri po e bën të gjithën falas, pavarësisht se reklamat në televizion paguhen?! 

“Një spital modern në Tiranë çel dyert në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë”, shkruan Rama përbri pamjeve që transmeton televizioni i tij.

Sigurisht, ai është kryeministër dhe si i tillë mund të bëjë çfarë të dojë, por ky fenomen i ri, pra reklamimi i një subjekti privat nga një kryeministër që përfaqëson masën, popullin e thjeshtë, flet për një kapërcim të kufijve.

(XH.A/SHUPLAKA)

 

Etiketa: edi ramareklama
Pas

Si janë shkelur afatet e Kodit Zgjedhor për 18 Qershorin dhe ç’vlerë ka letra PS-LSI në KQZ

Para

Spartak Ngjela: Opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi

Para
“Meta i kërkoi dje Ramës të bëhet kryeministër, por ai…”

Spartak Ngjela: Opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trazirat në Los Angeles, Trump udhëzon agjencitë amerikane të ndërmarrin veprime

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Autostradat bllokohen, makinat në flakë, 10 të arrestuar në protestat e Los Anxhelos

Sulmet ruse ndaj Europës/ Agjentë, sabotime dhe vrasje, cilat janë qëllimet e Moskës?

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Tensione në Los Anxhelos, protestuesit përplasen me Gardën Kombëtare dhe policinë

Fati i “buzëqesh” Portugalisë, mund me penallti Spanjën në finalen e madhe të Nations League

Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit, tentohet zhbllokimi pas ngërçit 2-mujor

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 qershor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.