Gjatë mbrëmjes së djeshme çifti Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë ndaluar nga policia në kryeqytet.
Çifti i njohur është ndaluar nga policia në zonën pranë Librit Universitar, në ish-Bllok për shkak se makinën e kishin parkuar në vendin e gabuar.
Momenti i gjobitjes është filmuar nga një qytetar i rastit dhe është publikuar në “Jeta Osh Qejf”.
“ E mori një gjobë të mirë ky, kishte ndaluar makinën aty ku nuk duhej’, mbishkruhet në videon e publikuar. (J.V/Shuplaka)