03:25 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Më tha ik moj p*rdhu, çfarë qiraje do ti”, gruaja e Agim Arapit tregon konfliktin me Jurgen Kurtin

14:36 | 19/04/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Më tha ik moj p*rdhu, çfarë qiraje do ti”, gruaja e Agim Arapit tregon konfliktin me Jurgen Kurtin

Vrasja e Agim Arapit në Durrës duke e rrahur barbarisht ka tronditur jo pak opinionin publik në qytetin bregdetar.

Bashkëshortja e tij ka treguar se ka qenë fillimisht ajo që i ka kërkuar llogari Jurgen Kurtit dhe ky i fundit ka kundërshtuar t’i paguante qiranë, madje e ka ofenduar.

Pas tij, thotë ajo në market kanë mbërritur vëllezërit Ekonomi, vjehrri i Jurgenit bashkë me të vëllanë, të cilët kanë nisur të qëllojnë bashkëshortin e saj, por edhe Vjollcën vetë.

Vjollca thotë që 24-vjeçari Jurgen Kurti, një vit më parë i arrestuar edhe për vrasjen e babait të tij, është po aq fajtor sa dy vëllezërit Ekonomi “I thërriti ato të dy, është bashkëpunëtor, pse u la i lirë”,- thotë gruaja e viktimës.

Pse erdhe sërish në studio ngjarja është e rëndë?
Vjollca: Burrin ma vranë të tre, nuk ishte sherr që te merrnin mjetet e forta i kërkoi Jurgenit qiranë siç e lanë dy muajt e para mirë që nuk donte t;i paguante por thirre iedhe vjehrrin e vetë që më bëri gjëmën

Marrëdhënia me fqinjët me familjen Ekonomi si ka qenë?
Vjollca: Jemi komshinj, fillimisht e mirë

Keni pasur marrëveshje për kalimin e tubit të aspirimit të picerisë që kishte hapur Jurgen Kurti afër jush?
Vjollca: Kemi pasur marrëveshje të firmosur me Jurgenin, e kam kontratën të firmosur. Kur hapi picerinë unë nuk doja që tubi i tyre të kalonte nga marketi ynë. Vinte Jurgeni e fliste me edukatë dhe thoshte që ta kalonte tubi e aspiratorit. Burri më tha që janë kriminela, por isha unë që i thashë “ok” Jurgen do ta bëj, por unë dua qiranë. Fillimisht muajin e parë e lau qiranë. E thirra atë ditë për qiratë se ishte dita 11-të. Më tha ik moj pirdhu, çfarë qiraje do ti. Mora të plotfuqishmin e lagjes më tha hapi një padi se do ta paguajë. Koçi e dinte që Gimi ishte me koronare dhe probleme. T’i kërkoni falje Jurgenit na tha. Ai shtyu fillimisht Gimin me tavolinë. Në ato momente ka ardhur Kujtimi, më gjuajti mua, i gjuajta edhe unë. Hapa qepenin në ato momente, po kërkoja ndihmë, këtij i thashë Koç, mos bëj gabime se Gimi është me koronare…Jurgeni i thërriti ato të dy, është bashkëpunëtor, pse u la i lirë?

Vjehrri i Jurgenit ju tha t’i kërkonit ndjesë atij?
Vjollca:Ne po debatonim me Jurgenin, dhe të dy kaluam në fjalë fyese. Dhe unë i thashë do të çoj në gjyq. Atëherë ai e njoftoi vjehrrin e tij. unë nuk e kam ofenduar nga familja siç pretendon ai. Nuk e kam fyer as nga baba. Nuk ka ndodhur siç thotë ai. Ndërsa Jurgeni më tha mua do të vras. E burri im i tha, ke do vrasësh ti, ti je babai i kësaj. Nuk ma mori mendja se gjërat do ndodhnin kështu. Nuk ishte ndonjë sherr i madh.

Çfarë ndodhi më pas?
Vjollca: Në atë kohë unë kërkova ndihmë. Njoftova të plotfuqishmin e lagjes, avokatin tim. Nuk po kuptoj më se çfarë po ndodh. Ishte një grindje banale shumë e thjeshtë. Nuk kishte pse vjehrri i tij të vinte aty dhe të debatonte me mua dhe burrin tim.

Kërkova në ndihmë, edhe në bulevard. Kur u ktheva në dyqan e gjeta burrin të vdekur. Tani them se Jurgeni ka vrarë burrin tim, kur shoh kamerat. Duket e pasqyruar në xhamat e makinës, që Jurgeni mori diçka në makinë dhe hyn brenda. Vjehrri i Jurgenit dhe xhaxhai kanë qenë brenda ku ishte burri im. E shtynë dhe e përplasën te sergjeni. Unë kam qenë e terrorizuar. Kam kërkuar ndihmë.

Të tre personat kanë patur shenja në duar, çka tregon se janë konfliktuar, ndërsa sipas Prokurorisë Jurgeni nuk ka shenja…
Vjollca:Jurgeni s’ka si të ketë. Se shenjat e Jurgenit nuk kanë pse të fshihen. Por çudia më e madhe tre ditë zgjat thotë Jurgeni në rrjetet sociale. Xhami i makinës time është bërë pasqyre për gjithë ngjarjen.

Qytetarët kalojnë në rrugë, por askush nuk ndërhyn…
Ishte njoftuar policia në atë kohë, por vonoi.

Dëshmia juaj ka ndryshuar tre ditë më pas…
Vjollca: Unë e kisha mendjen top, se kisha hallin e çunit. Kjo ka qenë dëshmia që kam dhënë edhe më parë. Unë i respektoj, s’më kanë faj. Ato u bënë viktima të dhëndrit të tyre. Unë gruan e njërit prej dy vëllezërve e kam shoqe. Dua t’u them se nuk është më ligji i Dukagjinit, që unë të marr hak, këto gjëra i gjykon Zoti. Unë kam besim te drejtësia.

Jurgeni ka përcjellë një mesazh, si e gjykoni?
Vjollca: Pse ma bërë këtë Jurgen. Unë të kam dashur si djalin tim. Se e pëlqeja atë buzëqeshjen tënde. Atë sjelljen tënde kur vije më takoje. U gabova. Doja të mos ta gjykoja sipas opinionit, por mendova fal pak e të të falin shumë. Por ai ma shpërbleu kështu. Jurgen pse nuk njoftove policinë kur po shihje se Gimi po vdiste. Ke hyrë dy tre herë në dyqan.

 

Etiketa: arapibashkeshortjaJurgen Kurti
Pas

“Jo selfie mbi rrënojat e shtëpive tona”, kryebashkiaku ndryshe i Amatrice-s që përzë turistët

Para

Kryeministri shkëput një pikë të raportit të FMN-së dhe bën pyetjen: KUSH GËNJEN?

Para
Mësuesja: Kam dy vjet pa punë. Rama: Më jep numrin…

Kryeministri shkëput një pikë të raportit të FMN-së dhe bën pyetjen: KUSH GËNJEN?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 16 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon 1455 vota

Numërohen 54 nga 422 kuti në Korçë! Kryeson Partia Socialiste

Numërohen 27 nga 275 kuti në qarkun e Beratit, PS kryeson me mbi 1400 vota

Numërohen 14 kuti nga 587 në Fier, socialistët kryesojë me mbi 1500 vota ndaj opozitës

Hapen 16 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

Numërohen 42 kuti nga 1282 në Tiranë, kryeson Partia Socialiste, grumbullon mbi 5500 vota

Numërohen 7 kuti nga 245 në Lezhë, PD merr 947 vota, PS 625

Numërohen 8/449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson ndaj PD, e treta renditet Nisma Shqipëria Bëhet

Nis numërimi i votave në Lushnjë, si ndahen votat mes PS, PD, Mundësisë dhe ‘Djathtas për Zhvillim’

Nis numërimi i votave në Lezhë, koalicioni PD-ASHM në avantazh me mbi 50%. Ja sa vota merr PS

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.