11:13 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kërkesa PS-LSI për shtyrje afati, Meta: Për t’i dhënë mundësi opozitës të futet në zgjedhje

17:15 | 19/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkesa PS-LSI për shtyrje afati, Meta: Për t’i dhënë mundësi opozitës të futet në zgjedhje

Ka reaguar kreu i Kuvendit dhe LSI-së Ilir Meta për kërkesën e shtyrjes së regjistrimit të koalicioneve.

Sipas Metës, PD dhe shumë parti të opozitës nuk janë regjistruar në zgjedhje dhe ai ka shtuar nga Fieri se afati i ri është kontribut për mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit.

Meta ka thënë po ashtu se kjo është një përpjekje për t’i dhënë mundësi opozitës që të futet në zgjedhje.

Çdo përpjekje e tillë është pozitive sipas Metës.

Kreu i LSI tha nga Fieri se kjo bëhet për t’i dhënë më shumë kohë PD-së dhe aletatëve.

I pyetur për presidentin, Meta tha se  nuk ka ende asnjë emër të përveçëm meqë ligjërisht sot është raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi.

PS dhe LSI janë bërë bashkë, për t’i kërkuar përmes një letre KQZ që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje.

Kërkesa mësohet se është bërë një ditë më parë dhe është firmosur nga krerët e dy grupeve parlamentare, respektivisht nga Gramoz Ruçi dhe Luan Rama.

Kjo shihet si një përpjekje për të negociuar me opozitën, në një kohë që PS dhe LSI nuk kanë marrë vendim zyrtar për fatin e koalicionit.

Kujtojmë se sot është dita e fundit e regjistrimit në zgjedhje. Konkretisht, në orën 00:00 skadon afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve.

Në një kohë që Partitë Politike tashmë prej dy muajsh janë të ndarë në qëndrimet e tyre mbajtja e zgjedhjeve në afatin e përcaktuar mbetet në pikëpyetje. Prej dy muajsh, opozita është shprehur për bojkot të zgjedhjeve duke kërkuar qeveri teknike si kushti për të marrë pjesë në proces.

Ndërkohë që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehet i bindur se zgjedhjet do të mbahen më 18 qershor, duke iu referuar për këtë argument të tijin Kushtetutës.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: ilir metakoalicion ps-lsi
Pas

Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet i riu (VIDEO)

Para

Manastirliu: Kemi ulur çmimin e dializës dhe kemi rritur me 10% pagat e mjekëve

Para
Manastirliu: Kemi ulur çmimin e dializës dhe kemi rritur me 10% pagat e mjekëve

Manastirliu: Kemi ulur çmimin e dializës dhe kemi rritur me 10% pagat e mjekëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi i SHBA ndaj Iranit shton pasigurinë ekonomike globale

Sulm masiv rus në Kiev, raportohen 5 viktima

“Rrezikojmë luftë botërore”–Këshilli i Sigurimit i OKB i tërheq vërejtje SHBA pas sulmit në Iran

Trump: “Shkatërruam kapacitetet bërthamore të Iranit”/Amerika përdor “MIGA” dhe mbështet ndryshimin e regjimit

Tregjet globale tronditen nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë në pesë muaj

Irani shqyrton projektligjin për pezullimin e bashkëpunimit me IAEA-n

BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së hormuzit kërcënon sigurinë globale

Irani nis sulmet ndaj Izraelit, IDF thirrje qytetarëve: Hyni në vendstrehime!

Ministri i Jashtëm iranian takon Putinin mes tensioneve në rritje, në Teheran shtohen thirrjet për hakmarrje

Automjeti përfshihet nga flakët në ecje në Qafë-Thanë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.