Fill pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit, kreu i Kuvendit dhe LSI-së Ilir Meta u shpreh se se kjo ishte tregues i durimit nga ana e mazhorancës për të biseduar me opozitën.
Meta u shpreh se edhe pse nuk mungojnë numrat për të bërë një zgjedhje të plotë të Presidentit, dëshirohet që një figurë e tillë të zgjidhet me konsensus nga palët politike.
“Ezaurimi i raundit pa kandidat ishte tregues i durimit dhe vullnetit për të patur mundësinë edhe për të biseduar me opozitën, për një proces bashkëpunues dhe konsensual. Dihet që mazhoranca i ka numrat për të bërë një zgjedhje të plotë të Presidentit, por besojmë që ky është një proces shumë i rëndësishëm që kërkon bashkëpunimin e radhës.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që raundi tjetër të jetë nesër, por kemi kohën e duhur për të diskutuar këtë çështje në tryezë. Normalisht që ne do ta presim opozitën për presidentin dhe po e bëjmë por edhe opozita duhet të vijë në Parlament për këtë proces të rëndësishëm ” -tha Meta. (M.D/ Shuplaka)