Dashi
Mërkuri, planeti i komunikimit, dialogut dhe fjalëve do e bëjë jetën tuaj në çift shumë më të bukur sot. Nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël me njeri-tjetrin dhe do ndiheni të përmbushur. Beqarët duhet të gjejnë momentin dhe fjalët e duhura në mënyrë që ta arrijnë qëllimin përfundimtar. Situata financiare ka për të qenë goxha më e mirë.
Demi
Do e ngrini në qiell partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Bëni në çdo moment atë që do ndieni. Beqarët do jenë në humor të shkëlqyer dhe gati të bëjnë çdo gjë për të përjetuar emocione të forta. Në planin financiar nuk do keni aspak vështirësi dhe mund të blini edhe disa produkte më të shtrenjtë që më parë nuk kishit guxuar.
Binjakët
Në jetën tuaj në çift do ketë goxha tronditje dhe probleme sot. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe do doni gjithmonë të dalë e juaja. Beqarët do jenë me shumë fat dhe do e gjejnë më në fund princin e tyre të kaltër. Kombinimi i yjeve nuk ka për të qenë shumë i mirë kështu që financat ka rrezik të kenë goxha tronditje e probleme.
Gaforrja
Edhe pse mund të keni disa probleme në jetën tuaj në çift sot do jetë optimizmi ai që do ju pushtojë dhe do i kaloni lehtësisht të gjitha. Do i pranoni gabimet që keni bërë dhe do gjeni mënyrën e duhur për t’i korrigjuar. Beqarët do zgjedhin edhe sot të qëndrojnë vetëm dhe do i refuzojnë ftesat. Me financat duhet të tregoheni më të kujdesshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet ta teproni me shpenzimet.
Luani
Do jeni shumë energjikë sot ju të dashuruarit dhe në çdo moment do përjetoni emocione të jashtëzakonshme. Si ju ashtu edhe partneri do i harroni problemet e së shkuarës. Beqarët nuk do kenë durim të presin për personin ideal dhe mund të hedhin hapa të gabuara. Në planin financiar dëgjojini këshillat e specialistëve sepse në të kundërt mund të keni tronditje.
Virgjëresha
Perspektivat në planin sentimental të të dashuruarve duken shumë të mira. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe madje më në fund do merrni edhe vendimin e madh të cilin e keni shtyrë gjithë këto kohë. Beqarët do preferojnë të shijojnë çdo moment ashtu si t’iu vijë, por duke mos hedhur hapa të rëndësishme. Buxheti do jetë i kënaqshëm dhe mund të bëni disa investime.
Peshorja
Nëse jeni në një lidhje, ka mundësi që sot të flisni seriozisht me partnerin dhe të ndryshoni mënyrën e të menduarit të gjerave. Beqarët do kenë vetëm mundësi për dashuriçka kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Nëse do përfitojnë apo jo prej tyre, kjo do varet plotësisht nga ata. Në planin financiar duhet të jeni shumë më vigjilentë sepse situata mund të përkeqësohet pa u kuptuar.
Akrepi
Nëse kohët e fundit jeni ndier të vetmuar apo keni pasur probleme me partnerin, sot do jetë dita e duhur për të hedhur hapat e para drejt stabilizimit të situatës. Të dy do bëni përpjekje. Beqarët nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, kështu që do ja lënë çdo gjë në dorë kohës. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar kështu që vazhdoni në rrugën e nisur.
Shigjetari
Ditë e ekuilibruar ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë pas here do keni edhe momente të lumtura. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të sakrifikojnë çdo gjë vetëm që të fillojnë një lidhje afatgjatë. Në planin financiar do keni disa vështirësi dhe me zor do ja dilni të kryeni edhe shpenzimet më të nevojshme
Bricjapi
Sot do punoni së bashku për disa projekte gjigande ju të dashuruarit dhe kjo gjë do ju afrojë edhe më tepër me njeri-tjetrin. Do zbuloni edhe disa anë të tjera të karakterit të njeri-tjetrit. Beqarët nuk do mendojnë aspak për dashurinë sepse do jenë të ngarkuar me punë. Në planin financiar çdo gjë do jetë në rregull pasi së fundmi keni treguar kujdes të veçantë edhe për detajet më të vogla.
Ujori
Edhe pse Venusi do ndikojë pozitivisht tek jeta juaj në çift, sërish nuk do arrini t’i shprehni dot ndjenjat ashtu si i keni në zemër. Beqarët duhet t’i marrin gjerat sa më shtruar sepse po u nxituan ka rrezik të hedhin hapa të gabuara e me pasoja. Financat do kenë goxha përmirësime dhe do arrini të hiqni edhe para mënjanë për të siguruar të ardhmen.
Peshqit
Pas një periudhe të zymtë dhe delikate, sot gjerat do fillojnë të përmirësohen në jetën tuaj në çift. Do jeni shumë më të hapur ndaj partnerit dhe kënaqësitë do shtohen kur të jeni pranë tij. Beqarët do kenë një ditë pozitive dhe me ngjyra, por sërish nuk kanë për ta gjetur personin për të cilin kanë ëndërruar. Financat nuk do jenë aspak të mira kështu që gabimi më i vogël mund t’iu çojë në katastrofë.