Një 25-vjeçare nga Durrësi është paraqitur në gjendje të rëndë për jetën në QSUT “Nënë Tereza”. Shkak i gjendjes së saj kritike ishte bërë tentativa për t’u vetëhelmuar me medikamente.
Burime të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen E. M. 25 vjeç, banuese në Durrës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ajo është larguar jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.
(XH.A/SHUPLAKA)