Numri i të aksidentuarve në muajin mars u rrit me rreth 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave raportoi se në muajin mars 2017 numërohen 152 aksidente rrugore.
Në krahasim me mars 2016, numri i aksidenteve është rritur me 10,9%. Numri i të aksidentuarve është 213 persona nga 183 që ishte një vit më parë. Në tremujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i personave të vdekur gjatë muajit mars është 16. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 28,6%.
Aksidentet rrugore në 78,9% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25 – 35 vjeç. Në mars 2017, numri të aksidentuarve (të vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte afërsisht 7 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u ul me 8,1 %./ Revista Monitor