Vonesa të shumta në imbarkimin e mjeteve dhe pasagjerëve janë shkaktuar nga intesifikimi i kontrolleve nga ana e Policisë Kufitare.
Shkak janë bërë arrestimet më të fundit të zyrtarëve. Frika se ndonjë ngarkesë tjetër e konsiderueshme droge me drejtim vendin fqinj mund t’i shpëtonte kontrollit, ka bërë që pasi kamionët të kaloheshin në skaner, të kontrolloheshin edhe për rreth 30 minuta të tjera nga Policia Kufitare dhe Dogana.
Numri i kamionëve që niseshin nga Maqedonia flitet të jetë ulur me 20%, duke braktisur kështu portin e Durrësit. Konkretisht, 16 kamionë dhe dhjetëra pasagjerë kanë mbetur pa u imbarkuar në tragetin e kompanisë Adria Ferries, në linjën Durrës-Ankona.
(XH.A/SHUPLAKA)