Kryeministrin Edi Rama ka dhënë arsyet e letrës së PS-së dhge LSI-së në KQZ për shtyrjen e afateve të koalicioneve.
Sipas tij askush nuk e detyron KQZ-në që të marrë një vendim pro kërkesës ss tyre. Rama u shpreh se opozita duhet të reflektojë dhe të ulet në tryezën e dialogut sa më parë të jetë e mundshme pasi nuk ka më kohë.
Rama u shpreh se nëse në datën 19 prill çohej koalicioni me LSI-në në KQZ atëherë kjo do të dukej si fronti antifashist kundër një kolaboracionisti të vetëm duke iu referuar Ben Blushit me siguri.
Fillimisht Rama në fjalën e tij është ndalur te përparimi që ka bërë në tre vite e gjysmë institucioni i Policisë së Shtetit.
FJALA E RAMËS NË KUVEND:
Policia e Shtetit është sot pas tre vite e gjysmë një nga autoritetet më të besueshme. E vërtetuar kjo edhe nga anketimi i bërë nga BE-ja. Policia e Shtetit është sot në një fazë të re, për t’i dhënë përgjigje luftës së kultivimit të kanabizit, në fazën e re kujtdo që në trupën e policisë abuzon dhe bën vepra korruptive.
Sa i përket çështjeve që ne negociojmë, një gjë është e panegociueshme. Dhe Kushtetuta sanksionon që vendi duhet të shkojë në zgjedhje në 18 qershor, ashtu siç sanksionon mandatin që ne na ka besuar populli.
Përpjekjet për të penguar punën e kësaj qeverie dhe përpjekjet për të bllokuar 18 qershorin janë përpjekje për të destabilizuar vendin. I siguroj qytetarët se Kushtetuta nuk preket. Ne jemi angazhuar qysh në fillim për të bërë një reformë zgjdhore shteruese duke iu referuar rekomandimeve të OSBE-OHDIRIT.
Jemi akoma të hapur për këto ndryshime edhe pse koha nuk pret. Kjo do të thotë që jo vetëm kemi dakordësuar shumë kohë më parë më OSBE-në që ka asistuar komsionin zgjdhor në çdo pikë, po kemi pasur gjithë durimin përtej çdo kufiri të arsyeshëm për t’i lënë PD-së çdo mundësi që të shfaqet dhe të shpreh të gjithë rekomandimet dhe shqetësimet e saj.
Ne duam t’i qëndrojmë deri në fund parimit që ligjin e zgjdhjeve ta votojmë së bashku edhe pse i kemi votat. Është detyrë e shumicës që ta bëjë pakicën të ndihet e barabartë. Kam dëgjuar shumë idiotësira për letrën që ne i kemi dërguar KQZ-së si koalicion, e përsëris si koalicion, që nuk kërkon kurrsesi të detyrojë KQZ-në të marrë një vendim.
Kjo ka një motiv të vetëm që t’i japë mundësinë PD-së dhe partive të tjera të marrin pjesë në zgjedhje sepse nëse ne vendosnim për koalcionin do të dukej si fronti antifashist kundër një kolaboracionisti të vetëm. Aksi i koalicionit tonë ka një bosht strategjik që është ai mes PS-së dhe LSI-së. Edhe pse mund të kemi qasje të ndryshme kjo nuk do të thotë që kemi pasur diferenca në vendimmmarrje. (E.K/SHUPLAKA)