Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po vendos për zgjedhjet në qytetin e Kavajës për kreun e bashkisë.
Sipas KQZ-së do të jenë dy kandidatë në fletën e votimit dhe Astrit Haka do të jetë i pari në listë. Astrit Haka është kandidat i mbështetur nga qytetarët.
Po kështu Klodian Shehi, kandidati i Partisë Socialiste do të jetë i dyti në fletën e votimit. Zgjedhjet për kreun e bashkisë së Kavajës do të mbahen në 7 maj.
Vetëm pak ditë më parë Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Bashkisë së Kavajës, Klodian Shehin, aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Kavajës. Këto zgjedhje në Kavajë erdhën pasi Elvis Rroshit iu hoq mandati nga KQZ në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.
Duhet të theksojmë se Partia Demokratike nuk ka paraqitur në këto zgjedhje një kandidat të saj-in, pasi mbështet kauzën se nuk do të marr pjesë në zgjedhjet ku sipas saj mbizotëron krimi në vend. Po kështu edhe LSI deklaroi se në këto zgjedhje do të përfaqësohet nga Partia Socialiste me të cilën ndodhet në koalicion. (J.V/Shuplaka)