Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është shprehur se partia e tij PAA është alternativa më e mirë për fermerët e fshatit Grabian të Lushnjës.
Gjatë këtij takimi Duka prezantoi edhe kandidatët e PAA për qarkun e Fierit. Kandidati Olsi Çukaj është i pari në listën e Fierit dhe i njohur si i riu që la Zvicrën për t’i futur politikës në Shqipëri si dhe kandidatin Eduart Sharka.
Gjatë fjalës së tij Duka tregoi programin e bujqësisë që kishte hartuar për Partinë Socialiste para zgjedhjeve të 2013, program me të cilin kjo forcë politike u prezantua para zgjedhësve Shqiptarë, por që me sa duket ishte thjeshtë për të marrë votën, pasi nuk realizoi dot asnjë pikë të tij.
Unë kam qënë një nga hartuesit e programit dhe kam këtu kam sjellë një kopje identike të programit të bujqësisë siç është shkruar në 2013:
“Memo për zonat rurale. Në programin elektoral të Partisë Socialiste thuhet në angazhimin – Të rilindim fshatin përmes planit me 5 pika:
1 – Pesëfishimi i financimit publik për bujqësinë. Ku është pesëfishimi? Nuk është se nuk i dinë këta, puna është sa e kanë mendjen Rama dhe rilindja tek fshati. A e ka më shumë se ne. A ka bërë nuk po e pyesim. Kështu është mjeshtër për të folur, ma kalon 100 herë po nuk e ka mendjen shumë.
2 – Garantimi i ujitjes dhe kullimit në çdo pëllëmbë tokë prodhuese. I ka të shkruara këtu. E ka bërë këtë punë? S’e ka bërë.
3 – Heqje e akcizës dhe taksës së qarkullimit të naftën për bujqësinë dhe blegtorinë. Është programi i bujqësisë. Ai sërish ta ka marrë votën ty. Do të vijë sërish dhe do të thotë “Këtë radhë do ta heqim”.
4 – Heqjen e TVSH për makineritë, për plehrat kimike dhe reduktimi i TVSH për farërat. Kjo është pikë e programit.
5 – Rajonizimi i prodhmit dhe mbështetje lidhore dhe logjistike për nxjerrjen e prodhimeve në treg. Këtu ka bërë diçka
(J.V/Shuplaka)