Akademiku Artan Fuga ka reaguar ndaj qeverisë dhe krizës politike të krijuar në vend. Ai e quan hipokrizi, madje shprehet se tani hani hipokrizinë.
“Hipokriz doni ju? Hipokrizis! Kriza që na ka hipur përsipër prej qeverisjes së mbrapshtë.
Ne duam që paraja publike që del nga taksat tona, paraja jonë, pra e investuar, të mos na shitet si dhuratë që na bëhet, por të shkojë atje ku duhet, të ngrejë cilësinë e agjencive publike, të spitaleve dhe shkollave publike. Jo të shkojë atje ku ja ka ënda ndonjë qeveritari apo ndonjë budallai rrugësh, i paditur, me prirje liberalo-fashiste !
Privatët le të lulëzojnë me buxhetet e tyre. Me dinjitet, por si sipërmarrje krejt të pavarura dhe të ndara nga shteti. Jo të na marrin paratë tona, dhe pastaj ngaqë shërbimet publike i lënë në ditë të hallit, ne të shkojmë të rripemi nga privatët që nga politikat e gabuara majmen kundër ligjeve të tregut me paratë tona! Doni hipokrizi! Na hani hipokrizi!”, shkruan Fuga. (J.V/Shuplaka)