Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha sapo ka mbledhur në një takim aleatët tek selia blu.
Bëhet me dije se po diskutohet mundësia për përshkallëzimin e protestave në gjithë vendin.
Mësohet paraprakisht se protestat në rrethe do të mbahen paralelisht me ato në cadër.
Mbledhja e Bashës me aleatët e PD ka nisur prej disa minutash.
Po ashtu më herët ai ka takuar edhe kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe.
PD ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zghedhjet e pjeshme në Kavajë por as në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare nëse nuk krijohet një qeveri teknike si garanci për kërkesat e tyre.
(M.D/ Shuplaka)