Pas dështimit të raundit të dytë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, kreu i LSIsë Ilir Meta dhe ai i PDIU-së Shpëtim Idrizi janë takuar te Kryesia e Kuvendit.
Sipas “Ballkanweb”, takimi mes dy liderëve politikë ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërkohë që tema e diskutimit ka qenë situata e tensionuar politike e krijuar në vend.
Megjithatë ende nuk bëhen me dije detaje të tjera të këtij takimi, mes Metës dhe Idrizit. Kujtojmë se të dy këta, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të ç’tensionuar situatën politike të krijuar, pas vendimit të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit, duke kërkuar vazhdimisht krijimin e një qeverie teknike.
I pari propozoi një qeveri besimi, ku ofroi mandatet e LSI-së në qeverisje për Partinë Demokratike, ndërsa i dyti propozoi një plan me 7 pika për të dalë nga kriza. Por deri më tani, opozita qëndron e palëkundur në kërkesat e veta dhe nuk ka pranuar asnjërën. (D.D/Shuplaka)