Tre persona janë vrarë në protestat antiqeveritare në Venezuelë kundër presidentit Nicolas Maduro.
Në listën e të vrarëve është një adoleshent, një grua dhe një burrë.
Dhjetëra mijëra protestues u derdhën në rrugët e kryeqytetit venezuelian Karakas për të kërkuar dorëheqjen e presidentit i cili ka shfaqur prej kohësh tendenca diktature, njofton BBC News.
Kjo protestë u konsiderua nga pushteti si dhunë ndaj policisë për të kamufluar kështu dhunën ndaj protestuesve.
Protestat ishin shumë të dhunshme me sulme gurësh ndaj forcave policore por edhe të shtëna me armë më pas nga policia. Adoleshenti 17-vjeçar u vra teksa gjendej afër një demonstrate.
Qeveria e quajti protestën si një përpjekje për të destabilizuar vendin me ndërhyrjen edhe të disa faktorëve të jashtëm.
Kjo nuk është hera e parë që venezuelianët protestojnë ndaj presidentit të tyre i cili njihet si një antiamerikan dhe dhunues i të drejtave të njeriut. (M.D/ Shuplaka)