Deputeti Ben Blushi ka deklaruar sot në emisionin Opinion se nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, atëherë LSI detyrohet të jetë opozita dhe sipas tij Meta kësaj i frikësohet ndaj edhe nuk po e nënshkruan koalicionin me PS. Blushi deklaroi se suksesi më i madh i çadrës së opozitës është se ka futur koalicionin mes PS dhe LSI në krizë.
“PD ka një sukses që i duhet njohur, e ka futur koalicionin në krizë. Rama me Metën nuk po e nënshkruajnë marrëveshjen për koalicionin se Meta është i fiksuar të hyjë me Ramën vetëm në zgjedhje. Kanë marrëveshje, por nëse PD nuk hyn në zgjedhje dmth që në parlamentin e ardhshëm, te mos kete Rama nevoje per LSI, Meta frikësohet…Marrëveshja për koalicionin ka gjasa të mos nënshkruhet nëse PD nuk futet realisht në zgjedhje.
Meta po luan për të shpëtuar LSI-në nga dalja e pakthyeshme në opozitë.
Nëse PD është futur në çadër për të shkatërruar koalicionin, deri tani e ka arritur, tjetër sukses nuk ka deri tani. Rama e Meta po presin që këtë javë PD të kthehet në zgjedhje, nëse PD do kthehet në zgjedhje nuk e di me cfarë formule, keta shkojnë bashkë në koalicion. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje ka gjasë të shkohet në zgjedhje të parakohshme, të mos zgjidhet fare presidenti”, – u shpreh Blushi.
Kreu i LIBRA-s po ashtu u shpreh se PD-ja duhet të futet në zgjedhje që Shqipëria të mos shkojë në një skenar turk si me Erdoganin.
“Ka shumë arsye pse PD-ja duhet të futet në zgjedhje. Duhet të futet për të ndaluar atë që ka që nga 98-ta ka qenë në pushtet, Edi Rama. Ne rrezikojmë një skenar turk, rus apo serb”,- u shpreh Blushi.
(M.D/ Shuplaka)