Gjykata e Prishtinës ka lëshuar urdhërarrest për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Ky vendin është marrë për shkak se Kurti ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesës për të marrë pjesë në seancën gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend.
Pritet që pas arrestimit, të caktohet ndaj tij edhe masa e paraburgimit.
Ndërkaq, “Koha.net” shkruan se për shkak mungesës në seancë në cilësinë e dëshmitarit, është vendosur 200 euro gjobë për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetarin Xhavit Haliti, deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj.
(XH.A/SHUPLAKA)