Është arritur të parandalohet në kohë krimi në Shkodër shkaktuar nga një konflikt pronësie. Burime të Policisë së Shkodrës kanë shpjeguar se ngjarja në Malësinë e Madhe kishte në qendër një sherr për pronën mes shtetasit Alfred Jakaj dhe shtetases me iniciale M. J. 26 vjeçe.
Mësohet se shtetasi Jakaj ka kanosur me armë të renë, duke e kërcënuar për jetën dhe ka qëlluar tri herë në ajër. Pasi është vënë në ndjekje nga policia, ai është kapur në flagrancë bashkë me armën e krimit.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Alfred Jakaj, 35 vjeç, banues në Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe. Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë provës materiale i armës së zjarrit të tipit Pushkë gjysmë automatike.
(XH.A/SHUPLAKA)