23:57 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama shpërndan lejet në Kukës, ankesat e qyetarëve “mbysin” batutat e tij, si e zunë ngushtë

15:03 | 21/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama shpërndan lejet në Kukës, ankesat e qyetarëve “mbysin” batutat e tij, si e zunë ngushtë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në Kukës një pjesë të lejeve të legalizimit për banorët përfitues. Përpara shpërndarjes së tyre, ai u shpreh se në krahasim me PD-në që kishte interest ë legalizonte bizneset, kjo qeveri synon legalizimin e banesave.

Por në ndryshim nga herët e tjera, shpërndarja e legalizimeve në këtë qytet është shoqëruar përtej batutave të kryeministrit me ankesat e qytetarëve, e të tjerë që kanë zgjedhur të mos flasin e të falënderojnë publikisht, por të largohen thjesht duke tërhequr lejet e tyre.

Dy prej banorëve iu ankuan kreut të Qeverisë për shkarkimin nga puna dhe mosdhënien e pensionit.

“Më larguan nga puna në 2013-ën. Duam që ky ankth të na hiqet. Pavarësisht interesimit, nuk po na jepet zgjidhje.”, iu ankua qytetarja. “E kuptova, respekte. Kemi disa probleme me disa bashki që nuk e respektojnë portalin online për mësuesit. Kjo është një arsye që ne ta kthejmë në ligj. Është e padrejtë që ato që janë klasifikuar fituese në këtë portal të mos punojnë, apo t’u merret merita.”, është shprehur Rama i zënë ngushtë nga ankesa e qytetares.

 Një tjetër qytetar shprehu ankesën për heqjen e pensionit pasi tërhoqi lejen e legalizimit për banesën e të vëllait, të cilit Rama i premtoi se do ta zgjidhte si çështje”.

Nuk munguan batutat e kryeministrit teksa shpërndante legalizimet për banorët kuksianë. “Hajde ti hajde. Edhe një papafingo…”, duke iu referuar banorit qeros. “Seç po na fryn një erë e madhe. Po na marrin nëpër gojë më duket… Jo këtu jo, nga televizori”; “Lëre partinë ore, mos falënderoi partinë se ka edhe demokratë këtu”, ishin disa prej batutave të tij.

 

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ankesaedi ramaKukeslejet e legalizimit
Pas

“ Vëllai jot mori 200 milion dollarë dhe 20% të pallateve…“, si i përgjigjet komentuesit kryeministri Rama

Para

Blushi i bën ftesë Bashës: Na jep firmat të shkojmë njëkohësisht në zgjedhje

Para
Blushi komenton krizën politike, e quan “republika e telefonave të prishur”

Blushi i bën ftesë Bashës: Na jep firmat të shkojmë njëkohësisht në zgjedhje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.