Nga Artan Fuga*
Filloi dhuna elektorale në arsim !
Më datën 22 prill, një ditë pushimi, ministrja e arsimit dhe sportit zonja Lindita Nikolla, mblodhi mësuesit në pallatin e kongreseve dhe paraqiti sipas saj bilancin e këtij katërvjeçari në arsim.
A mendon njeri se mund ndonjë mësues apo mësuese që mund të thoshte “nuk vij” në takimin zyrtar të organizuar nga zonja ministre? E pamundur! Pra, kemi një tubim ku audienca është e detyruar të marri pjesë.
Po të ishte ndonjë takim pune, nuk do të kishte asgjë jo normale. Por, duke dëgjuar e parë në televizon fjalimin e zonjës Nikolla, u dëshpërova, u trishtova, por nuk u zhgënjeva.
Ishte një takim elektoral i mirëfilltë. Nuk besoj se ndokush që mund të kishte ndonjë mendim të kundërt me të për çështjet dhe gjendjen e arsimit shqipttar mund ta merrte fjalën dhe ta kundërshtonte. Mësuesi në tubim të kund¨zrshtojë ministren?
Cili ishte thelbi i fjalimit të zonjës Nikolla?
E para ajo u duke se tha që secili të votojë lirsh¨^em në votimet e ardhshme. Por, kjo u shoqërua me mesazhin e prerë dhe kërkesën: Mos më lini vetëm në ato që kam bërë!
Thirrje e hapur elektorale drejtuar mësuesve të thirrur në një takim zyrtar me mësuesit e Shqipërisë!
Ja kjo është shkelje e ligjit, kjo shkakton shkatërrimin e dinjitetit të qytetarit që thërritet me detyrim në takime të fshehura elektorale dhe të maskuara keq e shumë keq!
Zonja Nikolla nuk mungoi sikurse ka bërë këto katër vjet që të hedhi nga trubunat zyrtare edhe fyerje edhe ofendime ndaj kritikuesve të gjednjes ku ndodhet arsimi shqipttar sot, dhe për të cilën nuk është ajo se e ka pêrgjegjësinë e parë dhe të vetme.
Arsimi shqiptar ka njëzet vite që lëengon dhe këto katër vite e kanë përkeqësuar edhe më shumëe gjendjen e tij.
Minstrja ka përgjegjësitë e veta!
Nuk dëgjuam një gjë që nuk është bërë mirë, por vetëm vetëlavdërime dhe suksese, kur gjendja e arsimit shqiptar dhe edukimi i të rinjve është në gjendje të mjeruar.
Pretendoi se kemi një arsim të standardeve europiane për moshat nga tre deri në pesëmbëdhjet e kusur vjeç. Unë nuk dua të besoj se zonja Nikolla gënjen, por atë ose e gënjejnë, ose bashkëpuntorëet e saj nuk ja kanë haberin fare se çfarë është sot arsimi parauniversitar në Europë.
Nëse do ta dijë sesi dalin nxënësit nga ky arsim të vijë t’ja dëftejmë edhe ne në mënyrë po aq të përvuajtur sa edhe fjala e saj, poaq të prekur, por po aq me besimin se gjërat mund të ndreqen shumë shpejt nëse ka vullnet politik.
U përpoq që duke i bërë thirrje armatës së mësuesve të mos e lërë vetëm atë, ta bëjë këtë armatë mësuesish përgjegjëse dhe bashkëpërgjegjëse me politikat në fuqi prej dekadash dhe të aplikuara edhe prej saj që e kanë shkatërruar shkollën shqiptare.
Të rinjtë, mësuesit, prindërit nuk meritojnë dhunë elektorale, propagandë të fshehur duke thirrur audienca me detyrim, retorikë boshe dhe lustrim të një gjendje që të gjithë me përjashtim të bashkëputorëve të zonjës Nikolla e dinë që është për t’u vajtuar. Dhe për këtë nuk e kanë fajin mësuesit, ata janë si nxënësit viktima të politikës.
Shembulli i sotëm në këtë krizë politike që ka mbërthyer vendin e që ka vendosur në dyshim mundësinë e zgjedhjeve të lira, provon në mënyrë krejt paradoksale se ja sesi abuzohet me pushtetin për të ushtruar dhunë elektorale mbi nxënësit, mësuesit, prindërit, duke inskenuar maskarada elektorale pa dobi shoqërore dhe madje edhe pa dobi elektorale.
Le ta kalojë edhe njëherë ligjin për arsimin e lartë në Kuvend dhe do të shohi se veç opozitës nuk do ta votojë më as LSI, as Libra, duke rrezikuar siç është shpallur publikisht të mbetet në pakicë.
Kurse, po të duhet të dalin parametrat e vërtetë të gjendjes të arsimit parauniversitar, le të hapet debati mbarëpopullor, sikurse fushata elekttorale do ta ketë rastin ta bëjë gjerësisht, thellësisht.