05:35 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Spanja ngre akuza: Shorti i Ligës së Kampioneve ishte i manipuluar

14:09 | 22/04/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Spanja ngre akuza: Shorti i Ligës së Kampioneve ishte i manipuluar

Në finalen e Ligës së Kampioneve nuk do ketë një derbi madrilen, pasi dy skuadrat spanjolle do përballen me njëra-tjetrën që në gjysmëfinalet e kompeticionit. Gjithsesi, kjo përzgjedhje duket se nuk ka kaluar pa polemika në median iberike dhe është e përditshmja prestigjioze “AS” që hedh dyshime. Ajo shkruan se ka mundësi që të ketë pasur gogla të nxehta, për të dalluar se cila ishte Atletiko, në mënyrë që të sfidohen me njëra-tjetrën dy ekipet madrilene.

Ishte ish-futbollisti Ian Rash ai që zgjodhi dhe në fakt pati një diferencn për mënyrën se si i tërhoqi. Herën e parë, kur përzgjodhi goglën që nxori emrin e Realit të Madridit, ai i përzjeu të gjitha. Por, herën e dytë, kur do përzgjidhte edhe kundërshtarin e merengesve, nuk bëri asnjë rrotullim të goglave, por të parën që kapi, e ngriti menjëherë. Kaq ka mjaftuar që “AS” të shkruajë: “A kemi të bëjmë me gogla të nxehta?! Pse Ian Rash e mori menjëherë atë gogël dhe nuk i përzjeu?! A ishte pikërisht ajo që kishte temperaturën më të lartë?!”.

Në fakt, ky nuk është rasti i parë që polemizohet mënyra e vendosjes së dueleve në raundet eliminuese. Edhe në të shkuarën është përfolur për të njëjtën skemë, ku disa prej goglave janë ose shumë të nxehta, ose shumë të ftohta dhe personi që duhet t’i përzgjedhë, duhet të marrë pikërisht ato, në mënyrë që të realizohen duelet e dëshiruara. Por, pavarësisht polemikave, deri tani nuk ka pasur asnjë akuzë që të jetë vërtetuar.

DUELI

Reali dhe Atletiko tashmë kanë një “llogari të hapur” në Champions, për shkak të dueleve të shpeshta. Skuadra e trajnerit Diego Simeone e ka parë veten të humbur dy herë në finale, në duele me të vërtetë dramatike. Këtë edicion, ata janë ekipi më tepër energjik i kompeticionit, duke vrapuar plot 1160 kilometra deri tani, më shumë se askush tjetër. Nga ana tjetër, Zinedin Zidan ka skuadrën që godet më tepër në portën kundërshtare, krahasuar me të gjithë ekipet e tjera pjesëmarrëse, pasi e ka bërë një gjë të tillë 75 herë deri tani.

Etiketa: shorti i Liges se Kampionevesport
Pas

Basha-Ramës: Karriera jote është mbajtur me leje ndërtimi, tendera dhe pazare, tani ke nxjerrë në pazar postin e Presidentit

Para

4 emra të rinj për President, arsyet e kandidimit: Kemi përmbushur kushtet e Rilindjes (VIDEO)

Para
4 emra të rinj për President, arsyet e kandidimit: Kemi përmbushur kushtet e Rilindjes (VIDEO)

4 emra të rinj për President, arsyet e kandidimit: Kemi përmbushur kushtet e Rilindjes (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.