Turjan Hyska në emisionin e tij ‘’Oktapod’’ ka pasur një të ftuar të veccantë. Një vajzë e cila ka një ëndërr.
Të bëhet presidente e vendit. Vajza në fjalë ka punuar qysh e vogël duke shitur biskota në rrugë, po ecën plot besim përpara ndoshta një ditë fati dhe fuqia e vullnetit do të buzëqeshin dhe për të.
Emrin e ka Jona dhe sa për pamjen e brishtë dhe ëngjëllore flet vetë. Duke ndarë me të një moment në rrjetet sociale Turi është shprehur se Jona është si Veliaj që një ditë shiste fiq dhe tashmë është në krye të Bashkisë së Tiranës.
I menjëhershëm ka qenë edhe komenti i kryebashkiakut i cili shrehet: Mbajeni mend këtë gocën, një ditë ka për t’u bërë presidente.
Le të shpresojmë se deri në momentet kur vajza të ketë moshën e duhur për të qenë Presidente gjërat në vendin tonë të kenë ndryshuar dhe posti i Presidencës të fitohet me meritën e jetës dhe jo të partive. (E.K/SHUPLAKA)