18:42 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Aplikacioni që i zbuloi trafikantët te “Myslym Shyri”, kot mendonin se nuk përgjoheshin (VIDEO)

16:30 | 22/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni antidrogë në Tiranë, zbulohen emrat e të arrestuarve (VIDEO)

Të tjera detaje zbulohen për operacionin e djeshëm në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, ku u arrestuan pesë persona.

Pas arrestimit policia zbuloi se operacioni për kapjen e  personave që po hetoheshin prej disa javësh u kodua “BBM”, njësoj si emri i aplikacionit që këta të fundit përdornin për të komunikuar me njëri-tjetrin. “Panorama” zbulon se ka qenë pikërisht ky aplikacion që shkarkohet në celular, i cili pavarësisht se njihej si aplikacion që nuk mund të zbulohej, është bërë shkak për zbulimin e tyre. Bardhë e blutë kanë arritur ta zbërthejnë aplikacionin dhe të zbulojnë veprimtarinë e personave.

Ata janë dy persona nga Elbasani, Fatjon Bahitin, 27 vjeç, dhe Abdyl Musagaj, 49 vjeç; si dhe tre të tjerë nga Tirana, Tomorr Shqezi, 53 vjeç, Ervin Myftiu, 39 vjeç, dhe Nikolin Merko, 45 vjeç.

Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua rreth orës 16:00, në zonën mes rrugës “Myslym Shyri” dhe bllokut të pallateve pas ish-Ekspozitës “Shqipëria sot”.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni antidrogë “BBM”

Arrestohen në flagrancë 5 persona

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gram lëndë narkotike e dyshuar si Heroinë si dhe 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë e dyshuar Cannabis Sattiva.

Më datë 21.04.2017, Specialistët e Narkotikëve në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “BBM”, në kuadër të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– F.B, 27 vjeç, banues në Elbasan

– A.M, 49 vjeç, banues në Elbasan

– T.Sh, 53 vjeç, banues në Tiranë

– E.M, 39 vjeç, banues në Tiranë

– N.M, 45 vjeç, banues në Tiranë

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Narkotikëve, për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit Heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, menjëherë është organizuar puna dhe kanë ndërhyrë shërbimet Policore të Sektorit Kundër Narkotikëve si dhe të Operacionales.

Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për ti shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit “mini market” në pronësi të shtetasit N.M, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva.

Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë
– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva
– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”
– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”
– 12 aparate telefonik

Materialet proceduriale do ti kalojnë Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: myslym shyrioperacioni
Pas

Vrasja në Vlorë, si filloi gjithçka për një “shuplakë”

Para

“Mbylle gojën dhe zhvishu”, si festojnë nudo shqiptari i Wrestling-ut dhe e fejuara e tij (VIDEO)

Para
“Mbylle gojën dhe zhvishu”, si festojnë nudo shqiptari i Wrestling-ut dhe e fejuara e tij (VIDEO)

“Mbylle gojën dhe zhvishu”, si festojnë nudo shqiptari i Wrestling-ut dhe e fejuara e tij (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vuçiç shpërthen kundër Kosovës: Falenderoj Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Në samit nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës

Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja: Jemi të pavarur në vendimmarrje, e papranueshme vënia në dyshim e autoritetit tonë

Krijohet Bordi i Përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, Albin Kurti: Do ta shtojë bashkëpunimin ndërmjet dy komunave

1 milionë ushtarë rusë të vrarë e të plagosur, Ukraina raporton shifrat: Kjo është kosto e Moskës nga nisja e luftës

Në kërkim ndërkombëtar nga Hungaria, pas 1 viti paraburgim, Apeli liron 39-vjeçarin

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane

Serbia planifikon projektin “Trump Tower” në vendin simbolik të bombardimeve të NATO-s në Beograd

Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor! Sfida do të luhet në ‘Rajko Mitić’, më i madh në Serbi

Tension para FSHF: Gent Progni vendos flamuj të UÇK-së, përplasje me një person të sigurisë private

Shkëlqim Shehu kërkon rishqyrtimin e rezultatit në Tropojë, ja data kur do jepet vendimi nga Kolegji Zgjedhor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.