Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, ka folur për darkën me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Sipas tij darka ishte shumë miqësore dhe nuk kapse të fshehë gjë. Ai e ka cilësuar thjesht si një darkë mes kolegësh.
“ Darka ishte shumë miqësore dhe nuk fsheh gjë se po të ishte aq e fshehtë dhe hermetike nuk do ishte në mes të Pazarit të Ri.
Ilir Meta kishte edhe një lloj nostalgjie se në rini ka banuar shumë afër asaj zone, unë e kam frekuentuar shpesh per 10 vjet, kishim një kërshëri për të parë një lloj transformimi. Pazari i ri ka qenë vendi i qofteve, aty ishim në lokal peshku, kishte shume thyerje ajo darke, me peshk larg detit… besoj ishte një klime normale dhe miqësore, bëhej fjalë oër një darkë kolegësh politikë”, tha Vasili. (D.D/Shuplaka)