Gjatë këtyre ditëve, mediat bombarduan me lajme mbi sherrin që ndodhi mes tre djemve të nominiar për këtë javë, Damianos, Ervinit dhe Olsit.
I gjithë publiku ishte kurioz të dinte se cili nga të tre do ta humbte betejën dhe dita e shënuar erdhi. Mbrëmjen e sotme, publiku vendosi që çifti që do largohet të jetë pikërisht Ervini dhe Sidrita. Kur Arbana u komunikoi lajmin, Ervini s’po u besonte veshëve saqë pyeti edhe Sidritën nëse vërtet tha emrin e tyre. Kështu, çifti i krijuar në “Big Brother” për shkak të lojës që të detyron të lozësh në dyshe u largua përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. (D.D/Shuplaka)