Kryeministri Edi Rama nga Finiqi, ku po shpërndan leje legalizimi, që në nisje të fjalës së tij nuk i kurseu batutat para qytetarëve ku ka dhe minoritet grek.
Ai i ka përshëndetur ata me humor në greqisht, “Si je? Kalla? Kalimera të gjithëve”, pohoi Rama me humor, duke shkaktuar dhe të qeshura mes të pranishmëve.
Po kështu gjatë fjalës së tij Rama thkesoir se në Finiq minoriteti grek do të ketë shkollë, tekste dhe drejtori më vete arsimore në gjuhën greke.
“Në këtë zonë nuk është problem legalizimi i godinave por rregjistrimi i tokës. Për shumë vite nuk u regjistua po as nuk u azhornuan. Unë do ju them këtë gjë, që të gjitha shtëpitë do të marrin legalizimin, por do i rregjitiorjmë të gjitha tokat. Kjo për ne është edhe një sfidë morale. Shumë llogje dhe shpifje janë bërë për minoritetin, nga ata të cilët minoritetin e përdonim për llogje. Ne kemi bërë të mundur si askund në rajon, as në Greqi nuk ndodh kjo. Ne ti njohim zonat minoritare të njohim dhe të kenë bashkinë e tyre, sçc është sot bashkia e Finiqit. Ju e shikoni vetë dhe në 20 e ca vite nuk është bërë asgjë, dhe duhet shumë më tepër akoma, por ama ju siguroj që prioritetin që do ju japim më tej bashkisë, që këto do të jemë shëmbëlltyrë e suksesit tonë. Kemi folur me kryetarin e bashikisë për nevojat, sepse është një zonë ku duam të ndërtojmë një shembull të bashjetësës së komuniteteve, shtetas me të drejta të barabarta. Kemi folur për shkollë, për tekste, dhe ne do t’i garantojmë të gjithë fëmijëve tuaj t’i kenë tekset në gjuhën tuaj të parë, dhe të kenë programin ashtu siç duhet dhe të ndërtojmë një zyrë të posaçme arsimore, por nuk do jetë si shtesë arsimore e Sarandës, por një e re. Nga an tjetër për të gjithë ju kemi shumë për të treguar. Këtu është një zonë ku njerzëzit janë shumë korrekt, ku nuk është vjedhur energjia elektrike. Detyrimi ndaj kësaj zone është një detyrim sepse ka një komunitet shumë të mirë qytetarve.”. u shpreh Rama. (J.V/Shuplaka)