18:14 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Po s’u ndreqën gabimet ku mbështetemi, rrëzohemi”, Edison Ypi rendit kërcitjet, ç’kurdisjet, grimcat populiste të Kushtetutës

11:03 | 23/04/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Shpërthen Edison Ypi: Nënat ku*va, motrat prostituta…atyre që përçmojnë protestën. Makinën për Tufinë ta gjejë Bashkia

Librat e shenjtë, Kushtetutat, Ligjet, Kodet, Konventat, Kanunet, pa përmendur kryeveprat e letërsisë, janë tekste të përsosura, të rrjedhëshme, të pasura ne gjuhë, rreptësisht kompakte dhe koherente, që është kënaqësi t’i kesh, t’i lexosh, jo rrallë, pjesë të tyre, t’i mësosh edhe përmendësh.
Por dokumenti më i rëndësishmin i Shqipërisë moderne, “Kushtetuta e Shqipërisë”, është plot me gabime.
Mund të gjindet në disa varianta; në letër, në CD, në Internet etj.
Më të frikshmet varianta janë ato pa ”ë” dhe “ç”, ku, pa llogaritur mungesën kriminale të 5511 ë-ve në gjithsej 13019 fjalë (Kushtetuta e Italisë ka 10555, ajo e Anglisë 0 fjalë, sepse Anglia ende si është futur ta bëjë një Kushtetutë), lexuesi, interpretuesi, pse jo edhe Gjykatësi, gjindet shpesh i hutuar para paradokseve jo dhe aq qesharake kur ndër nene me më tepër se një paragraf, per shkak te mugesës se ç-ve, gjen dy paragrafë rradhazi me të njëtin simbol “c”.
Ky që kam përpara është varianti zyrtar me “ë” me “ç” me të gjitha.
Kërcitjet e para nisin aty nga neni 8; “Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar…”. “Jashtë shtetit” është gjuhë e drunjtë, gjuhë burokratike e diktaturës, neëspeak oruellian. Duhej thjesht, qartë, saktë; “jashtë Shqiperisë” në vend të “jashtë shtetit” ?!
Edhe neni 19 ngec ne fyt ; “Kushdo që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë shqiptare…”. Nuk është logjike të thuhet për një të porsalindur se fiton (!) a humb (!) vetiu. Duhej “i njihet e drejta”.
Pak më poshtë, në nenin 27 lexuesi tromakset nga; “shoqërimi në një organ kompetent’ “. Dihet se me çfarë asociohet në mëndjen e shqiptarëve “Organ kompetent”. Le pastaj “Shoqërimi” per atje.
Përsëri “jashtë shtetit” në nenin 38.
“Të huajt kanë të drejtën e strehimit në Republikën e Shqipërisë….” thuhet në nenin 40. Është dashur të thuhet “qëndrimit“ ose “azilit“.
Neni 41; “Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me ç’do mënyrë tjetër klasike…“. Pse vetëm me çdo mënyrë klasike dhe jo edhe me mënyra moderne?
Në nenin 42 flitet ku për; “një proçes i rregullt zgjedhor” dhe në vazhdim “gjykim i drejte”, përcaktimet “i rregullt” dhe “i drejtë” janë krejtësisht të tepërta.
Sipas nenit 47 tubimet paqësore mund të bëhen në; “…sheshe dhe në vëndet e kalimit publik….”. Po në livadhe a lëndina të freskëta, faqe kodrash a brigje lumenjsh, a mund të bëhen ato tubime ?
Neni 48; “Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund….”. Së bashku këtu, së bashku atje, te gjithë dhe kurdoherë dhe gjithandej së bashku, përsëri gjuha e drunjtë e Diktaturës.
Nenin 66 është formuluar në mënyrë tejet të shkujdesur; “Kuvendi….ne rast lufte…kur eshte i shperndare….rithirret vetiu” ! Pse “rithirret“ dhe jo “thirret“?! Si vetiu ?! Me Abrakadabra ?!
Të habit neni 84 ku thotë; “Ligji duhet të botohet në numurin më të parë të Fletores Zyrtare”. Jo “duhet të botohet“. Kushtetuta nuk sugjeron por urdhëron. Duhej shkruar “botohet”.
Krejt i ç’kurdisur duket neni 102 në pikën e fundit; “Kryeministri zgjidh mosmarrveshjet midis ministrave“. Duket sikur Kryeministri është i detyruar me Kushtetutë të merret me probleme ndërpersonale mes ministrave, dhe, çka është edhe më absurde, krijohet përshtypja se kryeministri gjithmonë i zgjidh mosmarrveshjet.
Neni 102 flet edhe për “drejtimet kryesore të politikës së përgjithëshme“, “zbatim të legjislacionit dhe politikave të miratuara“, “brënda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithëshme shtetërore“. Kryeministri, ministrat, nuk vijnë në pushtet për të vazhduar të bëjnë politikë. Pas ardhjes në pushtet, politika konsiderohet e bërë në zyrat respektive të partive.
Po ky tmerr përsëritet edhe ne nenin 110.
Neni 125 ta kujton përsëri Oruellin dhe Neëspeakun; “Gjyqtarët emërohen…..nga rradhët e juristëve….”. Këte do ta ketë formuluar ndonjëri të cilit i ka mbetur ora aty nga vitet ’60 a ’70 kur flitej me terma militare për rradhët e intelektualëve, armata e shkrimtarëve, regjimentet e mjekëve, inxhinierëve, teknikëve etj.
“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga rradhët e anëtarëve te saj…” vazhdon të zezë në të bardhë neni 125. Në sa rreshta a rradhë të shtrënguara mund të vendosen gjithsej 9 anetarët zakonisht dhe përgjithësisht të moshuar të Gjykatës Kushtetuese ?
Neni 134 e paraqet Gjykatën Kushtetuese si rrotë ose rrul ose motorr qe; “…vihet ne lëvizje…” !
Nenet 137 dhe 138 kane brenda edhe ato nga nje “Organ Kompetent”.
Sipas nenit 147; “Këshilli i Lartë i Drejtësisë me propozim të Presidentit, zgjedh nga radhët e tij…“. Përsëri “rradhët“ për gjithsej 15 individë.
Neni 150 ka grimca populiste dhe ambiguitete gjuhësore të neveritëshme.
Për nenin 153; “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet…”. Pse “aspektet” dhe jo “çeshtjet“ ?
“Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës’’ thotë i 168-i nen. Nuk kuptohet nëse Kushtetuta sugjeron apo urdhëron që Presidenti të këshillojë Këshillin apo Këshilli të këshillojë Presidentin.
I 171-ti paralajmëron; “Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë…”. A ekziston agresion i pa armatosur i ndonjë Republike kundër një tjetre Republikë ?
Ja dhe e çuditëshmja pika 2 e të pabesueshmit nen 174; “Zgjatja e gjëndjes së fatkeqësisë natyrore mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit”. Duket sikur shiun, breshërin, tufanin, murlanin, tërmetin, rrëmetin, shembjet, vërshimin, shkatërrimin, nuk i zgjat e i shkurton i madhi Zot, por Kuvendi.
Përsëri “rradhët e prokurorëve” në nenin 179.
Po nuk u ndreqën urgjentisht gabimet e Kushtetutës ku mbështetemi, rrëzohemi.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Edison Ypikushtetuta
Pas

Deklarata tronditëse e Evrinit: Damiano është lodër e “Big Brother”

Para

“Kalimera të gjithëve”, Rama në Finiq premton shkollë, tekste dhe drejtori me vete arsimore

Para
”Doni me jau q* nanën me muzik”, komentuesi i përvishet Ramës. Kryeministri s’ia lë mangët

"Kalimera të gjithëve", Rama në Finiq premton shkollë, tekste dhe drejtori me vete arsimore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ Zjarr masiv përfshin kodrat e Karinës, flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj, ndërhyjnë helikopterët

Deportimi i 8 burrave në Sudanin e Jugut nga administrata Trump, shefi i kufirit amerikan: Nuk e di fatin e tyre

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, Spiropali: Prioritet i Kuvendit mbetet forcimi i institucioneve dhe drejtësisë së pavarur

Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy drejtuesit

Ngjarje e rëndë në Austri/ Një burrë vret me armë një person, plagos një grua dhe më pas vetëvritet

Vranë oficerin ukrainas në Kiev, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës eliminon dy agjentët rus

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump

Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale

Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.