Gjatë dhënies së legalizimeve sot në Finiq kryeministri Edi Rama nuk u kursye edhe në lidhje me babtuat kundrejt Vangjesl Dules.
“Kisha mund ta thërrasë në çadër. Çfarë bën Vangjeli në çadër? Unë e njoh, e kam mik, por na ka ikur në drejtim të paditur. Ia ka marrë mendjen shejtani.”, ironizoi kryeministri Vangjel Dulen, kreun e PBDNJ-së ndërsa i jepte lejen e legalizimit një prifti.
Pas ironive të Ramës ka reguar edhe kreut i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Me anë të një postimi të shkurtër në ‘Twiter’, Dule thekson se thëniet e Ramës sot ishin simptoma klasike të ‘sindromës hubris’.
“Të thënat e sotme të z Rama- simptoma klasike e “sindromës hubris”. “Sëmundjes” më të rrezikshme të politikanit në pushtet sipas lordit Owen”, shkruan Dule. (J.V/Shuplaka)