Disa trafikantë në Malësi të Madhe i kanë shpëtuar sot Policisë.
Policia gjatë patrullimit në kufirin jeshil në kufi me Malin e Zi, në vendin e quajtur Bukoviç në Malësi të Madhe, në orët e para të mëngjesit ka parë disa persona që po lëviznin në drejtim të Malit të Zi duke transportuar dy thasë ku dyshohej se ishin me lëndë narkotike.
Personat sapo kanë parë se po i ndiqte Policia e Shtetit kanë fshehur lëndën narkotike dhe janë larguar në drejtim të pyllit.
Pas krehjes së zonës u gjetën dhe u sekuestruan dy thasë ku brenda tyre kishte 44 pako me peshë rreth 48 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Policia vijon krehjen e zonës për të kapur personat që transportonin lëndën narkotike. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post