”Me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike”, Basha me megafon i jep fund bllokimit të rrugëve duke u kujtuar të kenë kujdes nga provokimet.
”Qindra mijëra shqiptarë janë bashkuar sot, me paqen dhe kulturën më të thellë kombëtare dhe evropiane, në këtë akt patriotik që dëshmon vendosmërinë tonë për të mos ia dorëzuar Shqipërinë krimit dhe drogës.
Me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike e cila do largojë kriminelët nga institucionet, që do luftojë drogën dhe paratë e drogës që do krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë votimin dhe numërimin elektronik dhe që do votojë vettingun.
Bashkimi i qytetarëve është i pathyeshëm, ju ftoj ta mbyllim këtë protestë duke u larguar në paqe, pa rënë pre e asnjë provokimi, ta përmbyllim me himnin tonë kombëtar.”, tha Basha. (V.G/SHUPLAKA)