Protesta e opozitës në 5 akse kryesore të vendit përfundoi në mënyrë krejt paqësore. Çdo gjë duket se u menaxhua mjaft mirë nga ana e deputetëve të opozitës.
Vetë Basha në fund të fjalës së tij u shpreh se edhe njëherë tjetër PD-ja tregoi sesi mund të bëhet një protestë qytetare
Nga ana tjetër dhe te çadra e opozitës ishin të vendosur qytetarë, dhe e pranishme ishte dhe deputetja Jorid Tabaku.
E pyetur nëse do të ketë nesër një marrëveshje të arritur ajo u shpreh se kjo mbetet për t’u parë. Kujtojmë se ditën e nesërme pritet të mbërrijë në vendin tonë një delegacion i Bashkimit Europian.
‘’Ne nuk po kërkojmë pushtetin në tavolinë, nuk po kërkojmë asnjë privilegj . Partia Demokratike e kishte theksuar që nuk do të kishte asnjë incident dhe asnjë lule të këputur.
Policia ka detyrën e saj dhe ne këmi detyrën tonë. Le t’ia lëmë ditës së nesërme se çfarë do ndodh në lidhje me marrëveshjen’’, u shpreh Tabaku. (E.K/SHUPLAKA)