Ndërkohë që opozita me në krye Partinë Demokratike paralizuan për rreth një orë trafikun në 5 akse rrugore të vendit në shenjë proteste, kryeministri Edi Rama duket se zgjodhi të bëjë batuta, teksa u kthente përgjigje disa komentuesve.
Gjatë kohës që zhvillohej protesta e PD-së, e cila shprehet e sigurt se nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor, kreu i Qeverisë lajmëroi se pasnesër do të jetë në Korçë që “në 18 qershor do të bashkohet më shumë se kurrë më parë”.
Ai i përgjigjet një komentueseje që i thotë se në Korçë i ka votat në xhep, se në Korçë njerëzit vlerësojnë punën dhe jo partitë. Ofendimeve të një tjetër komentuesi ai i përgjigjet duke e këshilluar të “mos e lëshojë gjuhën përjashta” se nuk “të mëson kështu Allahu”.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1665″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]