Protesta e opozitës sot për një orë në 5 nga akset kryesore të vendit ishte mjaft paqësore. Edhe në Tiranë gjithçka u duk normale, pavarësisht se bllokimi i trafikut ishte prezent.
Ashtu si tha edhe Lulzim Basha dje asnjë lule nuk u këput.
Po më shumë sesa protestuesit të qetë ishin edhe drejtuesit e makinave që ngecën në trafik. Asnjë bori nuk u dëgjua. Në videon e Lulzim Bashës me pamje nga ‘’Shqiponja’’ çdo gjë dukej se ecte normalisht.
Ndoshta vetë qytetarët ishin të njoftuar për mbajtjen e protestës, ose ca më shumë mbajtja e protestave do mund të konsiderohet si një vlerë edhe në vendin tonë.
Në mbyllje të protestës Basha dhe të pranishmit kënduan himnin e flamurit. (E.K/SHUPLAKA)