Makinat janë shumë të rëndësishme për efektivët e policisë të cilët një pjesë të mirë të orëve të tyre të punës e kalojnë në terren duke punuar. Makina janë shumë të nevojshme sidomos në aksionet policore, ku qëllimi i tyre i vetëm është të sfidojnë kohën.
Por ajo që shihet në këtë foto të lë për të dëshiruar. Një nga makinat e reja të policisë së shtetit në qytetin e Kuçovës ka shfaqur probleme, pra mesa duket ka një difetk dhe për këtë janë detyruar kalimtarët e rastit që t’i japin një dorë dhe ta shtyjnë atë. Ndërsa një polic qëndron brenda për të drejtuar timonin. kjo foto është shkrepur nga një kalimtar për Jeta Osh Qejf. (J.V/Shuplaka)