Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të drekojë sot me fermerët e zonës në Panaja të Vlorës. Në drekën me ta, ku e shoqëron edhe deputetja Valentina Leskaj, ai ka bërë batuta dhe ironi me Partinë Demokratike.
“Që ne kemi bërë punë të madhe e tregone dhe i zoti i shtëpisë. Shiko se unë jam ndryshe nga këta socialistët… kush ishte me PD-në në ’90-ën ishte në drejtimin e duhur, këta janë në drejtim të paditur.”, ironizoi Rama.
Duke u ndalur tek ish-kryeministri Berisha, kreu i Qeverisë tha se “është shumë e rëndësishme të dish momentin kur duhet të ikësh. E shihni si u bë Saliu, lolo. Unë them të kem njerëz që të mos më lenë të bëhem si Saliu.”
Një tjetër moment ishte ai i diskutimit mbi hashashin, për të cilin Rama u shpreh se është shqetësuar edhe Ben Blushi, duke u ndalur në reagimin e këtij të fundit mbi hashashin dhe bletët: “Ishte shqetësuar dhe Ben Blushi për bletët që është dhe njeri i lexuar, ai njeh grenxat.”
(XH.A/SHUPLAKA)
