Vetëm një ditë më parë emra të rëndësishëm të Partisë Demokratike kanë kërcyer dhe janë argëtuar deri në orët e para të mengjesit të sotëm. Ditën e djeshme Këshilltari në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj ka pasur dasmën me Eva Hulin.
Ka qenë zëdhënësja e ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, Erla Mëhilli, ajo që ka ndarë momente nga dasma në rrjetet sociale.
Aty shihet edhe deputetja në pritje të ëmbël Jorida Tabaku, e cila kërcen me barkun e rrumbullakosur. E veshur me një fustan të ngushtë në ngjyrë blu, Tabaku kërcen me dhëndrin.
E ftuar për të kënduar në gëzimin e anëtarit të Partisë Demokratike, ishte këngëtarja e suksesshme Artiola Toska, me këngët e të cilës shihen të gjithë dasmorët në këmbë. (J.V/Shuplaka)