Presidenti aktual i Francës, François Hollande, ka deklaruar se do të votojë për Macro-në në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Lideri në largim i Francës tha se ekstremi i djathtë duke iu referuar Le Pen është një rrezik për vendin. Macron është mbështetur edhe nga Presidenti i KE-së, Zhan Klod Junker më herët.
Lideri në ikje deklaroi se kandidatja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, rrezikon të sjellë përçarje në rradhët e qytetarëve, në një kohë kur përballë kërcënimit të terrorizmit, populli ka nevojë që të jetë i bashkuar.
“E djathta ekstreme do t’a përçante Francën. Ajo do të stigmatizonte shumë nga qytetarët tanë nisur nga origjina e tyre apo nga besimi. Do të minonte lirinë tonë si dhe pricipet mbi të cilat është ngritur republika jonë. Përballë këtij rreziku, është e pamundur që ne të qëndrojmë të heshtur ose indiferent. Duhet të bëjmë diçka. Përpara kemi një zgjedhje të qartë. Sa për mua, unë do të votoj Emanuel Macron. Dua të falenderoj të gjithë figurat politike që i kanë bërë thirrje qytetarëve për të votuar këtë kandidat. Sot, Macron është i vetmi kandidat që mbron vlerat tona si dhe që u mundëson francezëve të bashkohen në një kohë kur Europa është në një moment të pazakontë”,- u shpreh ai.
Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel apo ish-presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, i kanë uruar më herët Macron fat në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Ai është favoriti kryesor për të dalë triumfues nga raundi i dytë ku sondazhet tregojnë se Macron pritet të marrë afro 62% të votave. (M.D/ Shuplaka)