22:11 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Ervini pas daljes nga reality show: Sidrita është dashuri!

20:42 | 24/04/2017
në ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ervini pas daljes nga reality show: Sidrita është dashuri!

Të larguarit e së shtunës nga shtëpia e “Big Brother”, Ervini dhe Sidrita, këtë pasdite ishin të ftuar në emisionin e “Pasdite në top Channel” ku kanë rrëfyer emocionet që kanë përjetuar pas kthimit në realitet por gjithashtu edhe se si e pritën lajmin.

“Momenti kur prezantuesja tha emrat tanë, më erdhi si bombë. Nuk e prisja të dilja, madje isha i sigurt që loja ime do të vazhdonte akoma… Siguria më vinte nga parimet dhe normat e mia. Isha i sigurt për lojën që po bëja, duke parë edhe çfarë bënin konkurrentët e tjerë…” , deklaroi Ervini.

Nga ana tjetër Sidrita është e mendimit se penalizimi u erdhi duke qenë se ata ishin të vetmit që ishin treguar çift i vërtetë në shtëpi:

“Duke e ditur që ky edicion ishte edhe Love Edition, puthjet tona u ranë në sy të gjithëve dhe ndoshta ka dalë edhe gjë e tepërt në sytë e publikut…”, shprehet ajo.

Pavarësisht se lidhja e tyre u përfol shumë gjatë qëndrimit në “Big Brother” por sidomos pas daljes, Ervini shprehet se është i lumtur që janë njohur.

“Unë ndihem shumë fitues nga Big Brother, njohja me Sidritën është një dashuri. Këto dy ditë kemi qenë njëlloj si në shtëpi. Deri tani çdo gjë mes nesh shkon shumë mirë, kemi kimi me njëri-tjetrin…Për mua, Sidrita është përshkrimi i emrit, i ka të gjitha të mirat, është e ëmbël, di të flasë me maturi, është vajzë me norma, i mendon gjërat para se t’i thotë. Nuk e krahasoj me asnjërën brenda në shtëpi.”, janë fjalët e tij. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: erviniSidrita
Pas

Skandali në Postën e Elbasanit, fakte tronditëse për trajtimin financiar të punonjësve

Para

Të verbrit kërkojnë rritje të pagesës së paaftësisë, Xhaçka u përgjigjet: Shantazhet në prag zgjedhjesh nuk janë konstruktive

Para
Të verbrit kërkojnë rritje të pagesës së paaftësisë, Xhaçka u përgjigjet: Shantazhet në prag zgjedhjesh nuk janë konstruktive

Të verbrit kërkojnë rritje të pagesës së paaftësisë, Xhaçka u përgjigjet: Shantazhet në prag zgjedhjesh nuk janë konstruktive

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.