Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka ripërsëritur premtimin se ura mbi lumin Ibër do të hapet shumë shpejt.
“Mendoj se punimet përfundojnë në muajin maj. Ky projekt i ka edhe disa punë shtesë edhe disa ditë pas muajit maj dhe të lëshohet ura edhe pse jemi mësuar me politikat serbe që të negociojnë dhe mos t’i realizojnë premtimet”, -ka thënë Bahtiri për KTV.
Kreu i Mitrovicës Veriore me shumicë serbe Goran Rakiq, kishte dhënë urdhër disa ditë më parë që të ndërpriten punimet në pjesën veriore të urës. Këtë vendim ai thoshte ta ketë marrë pas disa incidenteve të ndodhura në Mitrovicë.
Zyra e BE-së në Kosovë ka sqaruar se janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët përkatëse në lidhje me punimet në urën e Mitrovicës dhe ambientin përreth. (M.D/ Shuplaka)