17:02 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Negociatat, ZBARDHET axhenda e McAlister dhe Fleckenstein. A do të ketë një marrëveshje?!

07:55 | 25/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Negociatat, ZBARDHET axhenda e McAlister dhe Fleckenstein. A do të ketë një marrëveshje?!

Dita e sotme pritet të sjellë në Tiranë dy nga përfaqësuesit e delegacionit të BE-së që do të tentojnë të zgjidhin krizën politike në vendin tonë.

Ishte fillimisht një takim Rama-Meta në ‘Tirana International’ 10 ditë më parë që doli me konkluzionet se ishte e nevojshmë një negociim ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës.

Kreu i Kuvendit Meta kërkoi ndihmën e Partive Popullore Europiane. Dhe i caktuari i tyre është David McAlister. Po ndryshe nga ç’pritej së bashku me të do të vijë dhe eurokomisioneri Knut Fleckenstein.

Ata priten të mbërrijnë në mesditë në kryeqytet dhe axjenda e takimeve është përcaktuar se do të nisë me takimin që dy negociatorët do të zhvillojnë së pari me Ramën dhe Metën.

Takimi mes tyre është planifikuar të zhvillohet në orën 14:00 dhe veç kryeministrit së bashku me McAllister dhe Fleckenstein do të jetë edhe kryetari i LSI-së Meta.

Dy orë më pas një tjetër takim do të zhvillohet për negociata me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Vetëm se në takim me të do të jetë McAllister dhe jo Knut Fleckenstein.

Përveç agjendës së takimeve nuk është përcaktuar asnjë draft për palët.

Burime të ‘Opinion.al’ bëjnë me dije se nuk ekziston  asnjë dokument që mund t’i ofrohet palëve paraprakisht për shqyrtim gjatë takimit.

Përtej pritshmërive përfunidmi i bisedimeve mund të sjellë një marrëveshje mes palëve, pas më shumë se dy muaj protestë të opozitës dhe kërkesës së saj të panegociueshme për qeveri teknike.

I njëjtë dhe i pandryshueshëm mbetet edhe qëndrimi i Edi Ramës që nuk toleron mundësinë e një qeverie teknike që mund të çojë vendin në zgjedhje. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Knut FleckeinsteinMcAlisternegociatat
Pas

Marina dhe Geti nisin planifikimet për dasmën? Shihni me cilën organizatore janë takuar

Para

“Më parë i këndonin me lahutë, sot me “Vlahutë”, Ylli Dylgjeri flet për ndryshimin mes dy Rilindjeve

Para
Analisti ironizon: Ndalohet Nar Koka? Basha foli për peshq të mëdhenj këta ndalojnë peshkatarin

“Më parë i këndonin me lahutë, sot me “Vlahutë”, Ylli Dylgjeri flet për ndryshimin mes dy Rilindjeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.