03:30 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga superoferta në valutë, euro rritet në bursa por zbret në 135 lekë në Shqipëri

08:07 | 25/04/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Gjitha
0
Nga superoferta në valutë, euro rritet në bursa por zbret në 135 lekë në Shqipëri

Shpresa se kandidati i pavarur i qendrës Emmanuel Macron do të mundë në raundin e dytë ekstremisten Marine Le Pen ka reduktuar shqetësimet se një eurokeptike do të drejtojë ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës.

Euro në bursa u rrit me 1.4% gjatë ditës së sotme në $1.0872, niveli më i lartë që nga muaji mars. “Tregjet po vlerësojnë fitoren e Macron,” tha Jordan Rochester, një analist i tregjeve të huaja në Nomura. “Macron është pro euro, pro biznes.”

Perspektiva e Le Pen për të marrë presidencën ka qenë goditja më e madhe e këtij viti për monedhën e përbashkët. Euro, në të kundërt, është mbështetur nga forcimi i ekonomisë së eurozonës dhe nga largimi i frikës së deflacionit që dominoi gjysmën e parë të vitit të shkuar.

Por, sjellja në tregun e brendshëm valutor, ka qenë e pandikuar nga optimizmi i lartë për euron. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 134.91 lekë, 0.02 lekë më pak se fundi i javës së kaluar, duke vijuar tendencën rënëse të javëve të fundit.

Ky është niveli i ri më i ulët i këtij viti, pas atij që u vendos të premten e kaluar. Për të ruajtur raportet me bursat ndërkombëtare, dollari ka rënë edhe më fort në tregun vendas, me 1.75 lekë në 124.25 lekë.

Ekspertët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore e nënçmimit të euros në tregun vendas, pavarësisht se ai u rrit fort sot në bursa, lidhet me ofertën e lartë në valutë në Shqipëri, sipas tyre vjen nga aktivitete të ligjshme, por edhe kriminale./ Revista Monitor

 

Etiketa: bursaeurorenieshqiperi
Pas

“Më parë i këndonin me lahutë, sot me “Vlahutë”, Ylli Dylgjeri flet për ndryshimin mes dy Rilindjeve

Para

Tramezani pa dorashka: ”Sadiku s’e ka të gjatë këtu”, lojtari: Të përqëndrohemi te ndeshjet e mbetura

Para
Tramezani pa dorashka: ”Sadiku s’e ka të gjatë këtu”, lojtari: Të përqëndrohemi te ndeshjet e mbetura

Tramezani pa dorashka: ''Sadiku s'e ka të gjatë këtu'', lojtari: Të përqëndrohemi te ndeshjet e mbetura

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.