Në datën 13 maj, në orën 11.00, Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, dy organizatat kryesore për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri, do të organizojnë Paradën e 6-të me biçikleta të quajtur Tirana Gay (P)Ride. Për këtë komunitet kjo është një nga eventet më të rëndësishme të vitit.
Madje për këtë paradarë Kristi Pinderi ka dërguar letër edhe kreut të PD-së Lulzim Bashës për çadrën e vendosur në bulevard por edhe kryeministrit Edi Rama i ka bëri ftesë që të merrte pjesë në këtë organizim.
Por ashtu siç është vënë re nga qytetarët ditën e djeshme se vijat e bardha në kryeqytet janë kthyer në ngjyrë lejla, në këtë ngjyrë e cila korespodon edhe me atë të komunitetit LGBT. Ndoshta ky ngjyrim nga ana e bashkisë është bërë me rastin e paradës të komunitetit LGBT.
“Dikush po na surprizon”, ka shkruar Kristi Pinderi në foton e postuar në rrjetet sociale ku shfqet vija leja. (J.V/Shuplaka)