Në aktivitetin e djeshëm të kryeministrit Rama, drekën e organizuar për nder të ditëlindjes së Rozinës, përfaqësuese e komunitetit rom, ishte edhe arkitekti Artan Shkreli.
Ulur tre karrige pas kryeministrit, ai ka tërhequr vëmendje me moskokëçarjen e tij. Tmerrësisht i uritur, Shkreli ka shpejtuar të zërë vend diku në pamjen ballore të Ramës, ngjitur me ministrin Gjiknuri.
Ndryshe nga të tjerët, ai duket se nuk ka pasur kohë të priste “kokën” e tryezës të ulej, e ndërkohë që të tjerët dëgjonin Ramën ç’thoshte teksa fliste me valltarët e rinj, apo i ulur në tryezë se ç’fjaloste, ai ka pasur mendjen të mbarojë pjatën përpara.
Shihet se si hedh tek-ktu një shikim në të majtë të tij si për të thënë që “ëhë po të ndjek Z. Kryeministër”, një shkëmbim i shkurtër komentesh për diç gjë me ministrin Gjiknuri në krah e fap koka prapë në pjatë pa lëshuar pirunin nga dora.
Duket se arkitekti Shkreli e ka kuptuar mirë si funksionon politika, veshin tek “koka”, gojën, mendjen, e zemrën tek pjata… Nuk e dimë se çka pasur në pjatën e ditëlindjes së Rozinës, por Shkrelit i ka shijuar shumë.
(XH.A/SHUPLAKA)