Ashtu siç pritej Rama ka mbërritur në zyrën e Kryesisë së Kuvendit në pritje të takimit me negociatorët. Rama shoqërohej nga kreu i grupit Parlamentar Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla. Kujtojmë se Balla ka qenë dhe negociatori i Ramës për takimin me përfaqësuesin e opozitës Bylykbashi.
Ndërkohë që të sapo kanë mbërritur dhe dy negociatorët David McAllister dhe Knut Fleckenstein.
Rreth një orë më pas McAlister do të ketë një takim dhe me kreun e opozitës Basha. Më parë pati një takim kokë më kokë mes Ramës dhe Metës. Ky i fundit i palëvizur nga zyra e tij.
Po kush është David McAllister:
David McAllister, është një politikan gjerman dhe pjesëtar i parlamentit evropian nga Gjermania. Ai është anëtar i Unionit Kristiandemokrat, pjesë e partive popullore evropiane.
Aktualisht, është zëvendës-president i Partive Popullore Evropiane dhe kryeson, bashkë me Joseph Daul, grupin e punës të partive popullore për politikat evropiane. Për më tepër është dhe zëvendës-kryetar i unionit ndërkombëtar demokrat.
Në shkurt të 2017-ës, ai u zgjodh kryesues i komisionit të jashtëm të parlamentit evropian në vend të Elmar Brok dhe në këtë kuadër, është edhe raportues për Serbinë.
McAllister, ka qenë më herët kryeministër i shtetit të Saksonisë së poshtme në Gjermani, duke pasuar Kristian Ulf, ndërsa nga 2014 është zgjedhur pjesëtar i parlamentit evropian.
Avokat me profesion, ai konsiderohej si një yll në rritje i CDU-së, Kristian-demokratëve e madje edhe si pasues i mundshëm i Angela Merkelit.
Ai ka lindur në Berlinin Perëndimor, nga një baba skocez dhe një nënë gjermane. Ai ka shtetësi gjermane dhe britanike edhe pse ka nënvizuar se e ndjen veten tërësisht gjerman. (E.K/SHUPLAKA)