Ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, negociator David McAllister. I shoqëruar nga zyrtarët që e shoqërojnë, ai është parë të dalë nga automjeti që e ka sjellë nga aeroporti i Rinasit, për t’u ndalur në Kuvend.
Vetëm pak minuta përpara tij, në orën 15:00, kryeministri Rama është parë të mbërrijë në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në takimin me negociatorin europian McAllister, Fleckeinstein dhe kryeparlamentarin Meta.
Ky takim që pritet të zgjasë një orë, u parapri nga ai i mëngjesit që Meta zhvilloi me tre ambasadorët dhe takimi i kreut të Kuvendit me kryeministrin, i cili zgjati vetëm pak minuta.
Përfaqësuesi i Partisë Popullore Europiane u thirr nga dyshja Rama-Meta në përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike dhe që PD të regjistrohet për zgjedhjet e 18 qershorit.
(XH.A/SHUPLAKA)